Poliçan, i preu kokën vrasësit të vëllait

13:12 / 10.08.2012
Gjykata e Beratit ka dhënë sot masën e arrestit burg pa afat për Kushtrim Gurin, personin që masakroi kufomën e vrasësit të vëllait në Poliçian, pak ditë më parë.

Ngjarja e rëndë tronditi mbarë opinionin publik, ndërkohë që arrestimi i tij u krye një ditë pas krimit.

Ndërkohë, që sot, pala mbrojtëse ka deklaruar në sallën e gjyqit se akti makabër është bërë në kushte të rënda depresioni.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 6 gushtit në Uzinën e Armëve në Poliçan, kur roja i uzinës qëlloi për vdekje me armë zjarri, shefin e sigurimit teknik në repartin e uzinës, Vladimir Gurin, e më pas vrau edhe veten. Shkak për këtë janë bërë dyshimet e rojës për një lidhje jashtëmartesore të gruas së tij me viktimën Guri, transmeton BW.

Pas vrasjes, vëllai i shefit të sigurimit teknik ka dhunuar kufomën e rojës, duke i prerë atij gjymtyrët dhe kokën në shenjë hakmarrje. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.