Polici e vret invalidin, sepse e “kërcënoi” me laps!? (Video)
13:29 / 23.09.2012
Një polic nga Houstoni ka vrarë nga të shtënat e revoles së tij një person në karrocë invalidi, që nuk kishte një dorë e një këmbë, sepse e ka “kërcënuar me një mjet metalik”, që në fund doli të ishte një laps-kimik.
Zëdhënësja e policisë, Jodi Silva, ka thënë se viktima e ka “shtyrë në qoshe” policin me karroce dhe se ka tentuar ta shponte me laps. Polici, thotë Silva, atëherë nuk e dinte se çka mbante ai në dorë. Silva thekson po ashtu se personi në karroce nuk i është bindur urdhrit për qetësim.
“Nga frika për sigurinë e tij dhe të partnerit të tij, ai e nxori revolen”, ka thënë Silva për AP.
Emri i viktimës ende nuk është publikuar.
Policia, para aktit të vrasjes, është ftuar nga qendra ku ishin të vendosur invalidët, ku janë lajmëruar se njëri nga ata po shkakton probleme. Pronari i qendrës, para së cilës ka ndodhur vrasja, John Garcia, i tha gazetës "Houston Chronicle" se viktima ka qenë i sëmurë mendor dhe se ai ka jetuar në atë objekt në 18 muajt e fundit.
Garcia shtoi se ai e ka humbur një këmbë mbi gju dhe një krah të tërë, kur u godit nga një tren.
Oficeri që qëlloi është Matthew Jacob Marin, i cili si polic punon që pesë vjet.
Siç tregohet nga të dhënat e policisë në Houston, Marin më 2009 ka vrarë një njeri i cili, siç është thënë, ka therë fqinjin me thikë, ndërsa kur ka arritur policia ka refuzuar ta hidhte mjetin e mprehtë në tokë. /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.