Policia arreston Bujar Bashën

15:40 / 8.09.2012
Policia e Kosovës pas hetimeve dhe veprimeve operative të zhvilluara me parë ka realizuar një operacion policor, me ç’rast ka arrestuar personin e kërkuar Bujar (Rr) Basha, shtetas i Kosovës.

Bujar Basha pasi ishte lëshuar për një pushim në shtëpi nuk është kthyer në burg në kohën e caktuar, duke qëndruar në arrati.
Operacioni është realizuar në rajonin e Pejës në një shtëpi private ku ai banonte, ndërsa gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar tre pistoleta, një maskë e zezë, një thikë, dy kapela, dy kaçavida, një telefon celular.

Personi i arrestuar me autorizim të prokurorit përkatës është shoqëruar në lokalet e ndalimit policorë për 48 orë në pritje të procedurave të tjera ligjore.

Po ashtu në vazhdim të hetimeve të këtij rasti janë identifikuar dhe arrestuar edhe dy persona të dyshuar nga rajoni i Prizrenit, me dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Arratisje dhe Mundësim i Arratisjes se Personit të Privuar nga Liria”.

Personat e arrestuar janë: N.T (1973) dhe K.T (1985), shtetas të Kosovës.

Me autorizim të prokurorit përkatës është bastisur shtëpia e personave të dyshuar dhe gjatë bastisjes policia ka konfiskuar në cilësi të provave materiale gjashtë fishek të kalibrave te ndryshëm , tre telefona mobile dhe një maskë me ngjyre të zezë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.