Policia arreston një person për pikëpamje ekstremiste
Një ditë pas kërcënimit të lideri radikal islamik, Omar Bakri, se Ballkani do të goditet nga grupe radikale islamike - me ç’rast e ka përmendur edhe Kosovën - Policia e Kosovës ka arrestuar një presoni si i dyshuar për pikëpamje ekstremiste.Emri e nacionaliteti i të arrestuarit, sipas burimeve të portalit ORAinfo, nuk është bërë i ditur. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë ndërkaq se nuk e posedon një informatë të tillë.
Përndryshe, një ditë me parë lideri radikal islamik, Omar Bakri, paralajmëroi shtetet ballkanike për lëshimin e aksioneve kundër tyre.
“Kur islami hyn në një territor, ai shtet shndërrohet në islamik, prandaj është detyra jonë që t’i çlirojmë ata”, deklaroi Bakri. I pyetur për shtetet evropiane që i konsideron islamike, ai u përgjigj: “Spanja, Bullgaria, Rumania, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Bosnja janë të gjitha vende islamike”. /Telegrafi/