Policia arreston pastruesit e parave

16:49 / 13.08.2012
Njësia Speciale Antikorrupsion ka arrestuar katër persona në komunën e Klinës, të cilët dyshohen për veprën penale “pastrim parash”. Arrestimi i tyre, sipas policisë, vjen si rrjedhojë e arrestimeve për të njëjtin rast që kanë ndodhur në vitin 2009 dhe 2011, më ç’ rast u patën arrestuar 26 persona. Po ashtu, Njësia e Departamentit të Policisë Kufitare ka zbuluar një grup të organizuar, të cilët me anë të dokumenteve të falsifikuara, kanë arritur t’i mashtrojnë kompanitë “Rent a car” dhe prej tyre të marrin vetura kinse me qira dhe të njëjtat t’i shesin apo t’i ndërrojnë.

Në këtë rast ishte i përfshirë edhe një zyrtar policor nga Drejtoria Rajonale në Gjakovë, i cili po ashtu është arrestuar. Këto të dhëna u bënë publike gjatë një konference për media që e mbajti Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka bërë të ditur detajet e aksionit, i cili rezultoi me arrestimin e katër personave të dyshuar për “pastrim parash”.

“Departamenti Special Antikorrupsion nën udhëheqjen e prokurorit special pas një hetimi të dyshuar dhe të bazuar që ka të bëjë me pastrim parash, më datë 12.08.2012 kanë realizuar operacionin policor të koduar me emrin “Pastrimi”. Janë arrestuar katër persona të dyshuar nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale pastrim parash. Ky operacion policor është realizuar në rajonin e Pejës, konkretisht në komunën e Klinës, ku hetimet e këtij rasti ndërlidhen edhe me arrestimet e realizuara në vitet 2009 dhe 2011, si dhe rasti i fundit tani në 2012”, ka thënë a, transmeton Kosovapressi.

Sipas Kelanit, lidhur me këtë rast, në vitin 2009 janë arrestuar 13 persona të dyshuar, po aq sa janë arrestuar edhe në vitin 2011, përderisa tash janë arrestuar katër persona.

Personat e arrestuar, sipas policisë janë Ilir G., Kastriot G., Zef P., Kushtrim A., të gjithë janë nga rajoni i Pejës. Kelani tha se ky rast tashmë është në procedurë gjyqësore në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, ku dyshohej se në mënyrë të kundërligjshme janë përfituar mbi 1 milionë e 257 mijë e 928 euro. Ndërsa rasti i dytë që ka ndodhur në vitin 2011, si vazhdimësi e rastit të parë n vitin 2009, ku vlera e cila dyshohet të jetë fituar në mënyrë të kundërligjshme është afro 1 milionë e 225 mijë e 927 euro. Kelani shoti se personat që janë arrestuar dje janë në intervistim dhe pas vendimi të prokurorit ata do të dërgohen në qendrën e mbajtjes.

Po ashtu, Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësia e Departamentit të Policisë Kufitare, gjatë një aksioni tjetër ka zbuluar një grup të organizuar, të cilët me anë të dokumenteve të falsifikuara kanë arritur t’i mashtrojnë kompanitë “Rent a car” të cilat japin vetura me qira, të cilat pas marrjes i kanë shitur ose i kanë ndërruar.

Nevruz Hasani, shef i hetimeve në Departamentin e Policisë Kufitare, ka bërë të ditur detaje nga ky aksion, ku tha se grupi i përfshirë në këto mashtrime kishte operim të gjerë në shumë regjione të Kosovës, si dhe në Shqipëri.

Sipas tij, të dyshuarit janë arrestuar në Deçan gjatë kohës kur ata po e bënin mashtrimin e radhës. Gjatë këtij aksioni, Hasani ka thënë se janë konfiskuar gjashtë vetura, të cilat kanë qenë pre e mashtrimeve dhe ka shtuar se janë në dijeni edhe të disa rasteve të tjera.

Por, nuk është kjo e tëra për të cilën dy të dyshuarit mbahen në polici. Hasani ka thënë se ata dyshohen edhe për veprën penale “tentim vrasje” dhe “grabitje me armë”.

Ai ka apeluar tek qytetarët e Kosovës dhe të kompanitë të cilat kanë rënë pre e këtyre mashtrimeve që rastet t’i lajmërojnë në polici./Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Baki Kelani
Baki Kelani
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.