Policia e Gjirokastrës sekuestron 20 kg drogë

12:03 / 9.06.2012
Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 20 kilogramë marihuanë në orët e hershme të mëngjesit.

Pas marrjes së informacionit në rrugë operative se një automjet tip “BMV”, pa targa po transporton një sasi lënde narkotike nga fshati Lazarat në drejtim të Gjirokastrës, Policia ka pikasur automjetin e dyshuar, i cili po i afrohej Gjirokastrës.

Drejtuesi i automjetit sapo pa postbllokun e policisë ka shtuar shpejtësinë dhe devijuar drejtimin e lëvizjes.

Nga ndjekja e Policisë, siç njofton Noa, i dyshuari në aksin rrugor Lagja Punëtore- Sheshi i Çerçizit ka hedhur çantën nga makina poshtë rrugës dhe ka vijuar me shpejtësi të madhe lëvizjen.

Policia ka sekuestruar lëndën narkotike, 20 pako me në total 20 kilogramë marihuanë si dhe automjeti me të cilin transportohej lënda narkotike.

Mësohet se është bërë e mundur identifikimi i transportuesit të saj, por për arsye hetimi nuk bëhen të ditura. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Arkiv
Foto: Arkiv
 
 
Magazina
20:06 / 22.05.2013
Justin Bieber

Justin Bieber t’i padisë mysafirët e tij?

Justin Bieber do të kërkojë dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh nëse ndonjë prej mysafirëve të tij të ftuar në f...
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.