Policia e Kosovës bastisi bankat e Beogradit

13:22 / 27.07.2012
Inspektorët të Bankës Qendrore të Kosovës me ndihmën e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës kanë hyrë të premten në lokalet "Dunav Bankës" në Graçanicë dhe kanë konfiskuar pajisje e dokumentacion.

Më parë me 5-6 vetura ishte bllokuar rruga e kryesore e Graçanicës, ndërsa pjesëtarë të njësive elite të policisë me të gjitha pajisjet kishin siguruar rrjedhën e operacionit, njofton radio KiM, medium serb nga Kosova.

Siç transmeton Koha, nga punëtorët e bankës është kërkuar licenca për punë e Kosovës, e pasi është thënë se ajo licencë nuk ekziston, inspektorët e BQK-së kanë konfiskuar kompjuterë, dokumentacion dhe arkën.

Në të njëjtën kohë bastisje dhe konfiskime janë bërë edhe në bankën Shtërpcës.

Edhe Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka konfirmuar se ka ekzaminuar me ndihmën e Policisë së Kosovës sot në mëngjes dy lokacione nën dyshimin se aty zhvillohet aktivitet financiar i pa licencuar nga ana e BQK-së.

“Me rastin e ekzaminimit të lokacionit në territorin e komunës së Graçanicës, ekzaminerët kanë vërtetuar se institucioni financiar me emrin 'Dunav banka A.D.Zvečan' po zhvillonte aktivitet financiar të palicencuar. Në të njëjtën kohë, me rastin e ekzaminimit të të lokacionit në territorin e komunës së Shtërpcës, ekzaminerët kanë vërtetuar se institucioni financiar me emrin 'Dunav banka A.D.Zvečan' po zhvillonte aktivitet financiar të palicencuar”, ka konfirmuar BQK-ja nëpërmjet një komunikate për media.

Sipas BQK-së, procesi i ekzaminimit në të dyja lokacionet ka përfunduar pa ndonjë incident. Në të dyja lokacionet janë sekuestruar një sasi materiali dhe pajisjesh me të cilat zhvillohej aktiviteti i palicencuar dhe i njëjti është vënë në ruajtje të BQK-së dhe do të përdoret për procedim përkatës ligjor.

Ndërsa, Arbër Beka, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë se inspektorët e BKQ-së, janë asistuar nga Policia e Kosovës, por jo nga Njësitet speciale RUSU, ashtu siç kanë raportuar mediet serbe./Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
19:13 / 23.05.2013
Russell Brand, Foto: Getty Images

Russell Brand në lidhje të re?

Komiku britanik, Russell Brand, besohet se ka gjetur një romancë të re dhe ajo është britanikja Sheridan Smith.
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
16:21 / 23.05.2013

Besim Beqaj zyrtarisht fillon punën në Ministrinë e Financave

Ministri i Financave Besim Beqaj, ka filluar zyrtarisht të enjten detyrën e Ministrit të Financave. Në takimin zyrtar me z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.