Policia ndaloi tetë të mitur për incidentin ndëretnik në Shkup

11:11 / 7.10.2012
Policia në Shkup dje ka arrestuar tetë persona të moshës së mitur, me dyshimin për përfshirjen e tyre në incidentin e ditës së premte në një autobus urban në Shkup.

Të premten në autobusin 22 ka ndodhur një rrahje masive midis të rinjve maqedonas dhe shqiptarë, me ç`rast epilogu i këtij incidenti ka qenë me tre të lënduar në mesin e tyre edhe një grua 66 vjeçare, ndërsa në vendin e ngjarjes u gjetën edhe dy thika dhe gjësende tjera të forta, transmeton INA.

Sipas policisë, këtij incidenti i ka paraprirë një provokim nga ana e një grupi të të rinjve dhe më pas ka shpërthyer konflikti dhe përleshja fizike në bulevardin “Aradhat Partizane” në afërsi të urës “Kombet e Bashkuara” në Shkup.

Të gjithë personat e ndaluar janë të moshave prej 15 – 17 vjeç dhe se ata po merren në pyetje për të ndriçuar incidentin dhe shkaqet e provokimit të tij. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:04 / 22.05.2013
Jennifer Aniston

Aniston ka qarë për Jolien

Jennifer Aniston raportohet se ka qarë kur ka dëgjuar për largimin e dyfishtë të gjinjve të Angelina Joliet dhe tash dës...
Teknologji
11:12 / 22.05.2013
IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

Verën e kaluar, prodhuesi i famshëm i pajisjeve elektronike, IBM pati folur për ri-fokusim të kompjuterit të saj inteligje...
Ekonomi
11:44 / 22.05.2013

Kontrata për investime në Kombinatin Xehetar “Trepça”, e nënshkruar nga Serbia me konsorciumin amerikan New Generation ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.