Policia serbe e “shpëton” nga vetëvrasja një kosovar

21:28 / 22.10.2012
Pas dy orë e gjysmë përpjekjesh, policia në Beograd ka arritur të bindë 35 vjeçarin Ames Nedin, të heq dorë nga vetëvrasja, nga ndërtesa e Gjeneralshtabit serb, prej nga kishte kërcënuar se do të kërcente nëse një borxhli i quajtur Bojan Radovanovic nuk ia kthen të hollat.

“Ai tash një kohë të gjatë jeton këtu me familje dhe problemi është se firma ku ka punuar i ka borxh disa rroga, për ç’arsye është në gjendje të rëndë materiale”, tha një police që ishte në ekipin negociator për ta bindur që të zbret nga ndërtesa.

Sipas gazetës Blic, ky njeri që është prezantuar si Almes Nedin nga Prishtina, ia ka dalë të futet i pavërejtur në ndërtesë, të ngjitet në katin e gjashtë, të thyejë një derë dhe të dalë në tarracë, transmeton Koha.net.

Gazeta madje thotë për të se është shqiptar i Kosovës.

Policia serbe po përpiqet të konstatojë nëse borxhliu Bojan Radovanovic është po ai person, i cili në emisionin e paradokohshëm “Insajder” të TV B92 u përmend si ndërmjetës në blerjen e shtëpive të shqiptarëve në veri të Kosovës me para nga buxheti i shtetit serb. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.