Policia sërish përleshet me demonstrues në Nju Delhi

13:18 / 23.12.2012
Për të dytën ditë me radhë, policia në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi, ka përdorë topa uji dhe shkopinj për t’i shpërndarë protestuesit, të cilët janë të tmerruar me dhunimin dhe rrahjen brutale të një studenteje 23 vjeçare, më 16 dhjetor

Protestuesit po kërkojnë dënim me vdekje për gjashtë personat e akuzuar për dhunim grupor të vajzës, të cilën pastaj së bashku me dashnorin e saj i kanë hedhur nga autobusi në shpejtësi të plotë.

Vajza, që është në gjendje serioze shëndetësore në një spital në Nju Delhi, ka filluar t’ia tregoj policisë përvojën e saj tejet të hidhur.

Një grup i protestuesve gjatë natës kishte qëndruar në kampin e improvizuar afër rezidencës së lideres së Partisë së Kongresit në qeveri, Sonja Gandi.

Ministri i brendshëm, Sushil Kumar Shinde, tha sot se qeveria do ta shqyrtoj mundësinë e propozimit të dënimit me vdekje për “rastet më të rralla dhunimeve”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
10:31 / 19.06.2013
Katy Perry (Foto: Vogue)

Perry: Rusell më la përmes SMS-it

Katy Perry ka zbuluar se Russell Brand i kishte dërguar asaj një mesazh në telefon për t’i treguar se dëshiron të divor...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
10:58 / 19.06.2013
Foto: Ilustrim

162 milionë euro më pak investime të huaja

Investimet e huaja në Kosovë, janë duke rënë me të madhe. Vetëm mes vitit 2011 dhe 2012 shohim rënie prej më shumë se...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.