Politika jashtë shkollës!
Politika ka tentuar të ndërhyjë për herë të parë në zhvillimin e zgjedhjeve në universitetet, duke favorizuar kandidatë të ndryshëm, por edhe duke kërkuar të manipulojë studentët.Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, i cili është mandatuar për herë të dytë, ka theksuar se profesoriati dhe studentët kanë qëndruar jashtë kësaj klime në pjesën më të madhe të kohës.
“U bënë përpjekje për të injektuar një virozë helmuese ndaj universitetit dhe kjo ishte një provë për të treguar nëse ky organizëm do ta përballonte apo jo. Struktura politike, të cilat e morën përgjigjen, u përfshinë në situata për të ardhur keq, duke shpërndarë trakte në errësirë”, citon Top-Channel fjalët e Kule.
Ai ka sqaruar se zgjedhjet në universitete duhet të shërbejnë si model për politikën, e cila duhet të qëndrojë jashtë dyerve të fakulteteve ku studiojnë brezat e rinj shqiptarë. /Telegrafi/