Pranga për përdhunuesin e nuses së kushëririt
Autori i ngjarjes së rëndë të ndodhur, dy ditë më parë në fshatin Pobrat të Elbasanit është vënë në pranga. Burime zyrtare nga policia thanë se Pëllumb Ahmeti 42 vjeç ka përdhunuar nusen e djalit të xhaxhait, duke e rrahur dhe duke kryer me të seks me dhunë.Mësohet se Ahmeti ka vënë në shënjestër nusen e kushëririt 29 vjeçaren me iniciale M.A., të cilën duke e ruajtur i ka gjetur momentin dhe e ka dhunuar.
Që nga momenti i ngjarjes së rëndë e dëmtuara denoncoi ngjarjen e rëndë në polici, ndërsa pas dy ditë kërkimesh intensive u vu në pranga përdhunuesi i saj, raporton agjencia e lajmeve noa.al.
Nga ana e familjarëve të të ndaluarit thuhet se Ahmeti ka prishur nderin e familjes, dhe se veprimi i tij nuk ka justifikim. /Telegrafi/