Pranga shqiptarit dhe policit italian, kapen me 3.5 kg heroinë

11:09 / 4.09.2012
Një shtetas shqiptar dhe një polic italian janë arrestuar nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, të cilëve u janë gjetur në momentin e arrestimit rreth 3.5 kg lëndë narkotike të llojit heroinë.

Në pranga është vënë shqiptari Edmond Beshaj, 28 vjeçar si dhe komandanti i policisë, Damiano Montinaro, 51 vjeçar.

Sipas policisë, fillimisht 1 kg lëndë narkotike është gjetur në makinën ku udhëtonin dy personat, ndërsa 2.5 kg janë gjetur gjatë kontrollit në banesën e italianit. Heroina kapte vlerën e rreth 80.000 euro dhe ishte gati për t’u nxjerrë në treg.

Ndërkaq, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shqiptarit, Edmond Beshaj, i cili punonte në një kompani riparimi televizorësh në Leçe, policia nuk ka gjetur asgjë, por vetëm 735 euro të cilat janë sekuestruar.

Hetimet nga ana e policisë italiane vazhdojnë për të saktësuar se kujt i përkiste lënda narkotike dhe nëse Montinaro dhe Beshaj kanë vepruar vetëm apo janë pjesë e ndonjë organizate kriminale italo-shqiptare. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim/Arkiv
Foto: Ilustrim/Arkiv
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.