Prangosen dy maqedonase, grabitën turistët italianë
Dy maqedonase janë arrestuar nga policia e Malit të Zi në qytetin Budva për shkak të mashtrimit dhe vjedhjes së turistëve italian. Policia malazeze theksoi se S.A, 26 vjeç dhe R.A, 28 vjeç, shtetase të Maqedonisë, ishin kapur pas denoncimeve për mashtrimin dhe më pas vjedhjen e turistëve italian.
Ndaj tyre menjëherë është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji dhe se vijojnë hetimet për mashtrimet dhe grabitjet e kryera.
Dy vajzat tërhiqnin në mënyrë provokative turistët, kryesisht të rinj italian që vizitojnë rivierën malazeze, duke kryer marrëdhënie nëpër hotele dhe banesa private dhe më pas duke i grabitur. Ato në disa raste kanë kryer mashtrime dhe grabitje të tilla, transmeton INA. /Telegrafi/