Prangosen dy shqiptarët e dyshuar për vrasje në Itali

10:27 / 27.06.2012
Policia e Lezhës dje vuri në pranga dy persona, të cilët ishin shpallur në kërkim nga Drejtësia Italiane për akuzën "vrasje e dyfishtë, kryer në bashkëpunim". Pas mbërritjes së letër porosisë nga autoritetet e vendit fqinj, blutë organizuan operacionin e koduar "Bashkëpunimi", i cili u finalizua me arrestimin e 29-vjeçarit, Ndrec Laska, banues në lagjen "Nënë Tereza" të Lezhës, si dhe të 24-vjeçarit Artan Gjoka nga lagjja "Varosh" e këtij qyteti.

Burime nga policia lokale dhe homologëve italianë, bëjnë me dije se ngjarja për të cilën akuzohen dy personat në fjalë ka ndodhur më 6 prill të këtij viti. Mësohet se dy emigrantët shqiptarë gjatë një tentative grabitjeje në Perugia kanë vrarë nënë e bir.

Sipas policisë së vendit fqinj, 74-vjeçarja, Maria Raffaelli dhe 52-vjeçari, Sergio Scoscia u gjetën të masakruar në banesën e tyre, transmeton BalkanWeb.

Nga hetimet e kryera në vendngjarje, rezultoi se e moshuara ishte mbytur duke ia shtrënguar qafën me një shall. Ndërsa, djali i saj 52-vjeçar ishte lidhur me rrip dhe goditur me çekiç në kokë. Policia italiane nuk ka gjetur shenja të armëve të zjarrit në trupat e viktimave.

Në zonën ku banonin dy emigrantët shqiptarë kishin ndodhur edhe të tjera tentativa grabitjeje, por ajo e 6 prillit u shndërrua në tragjedi. Ndërkaq, policia e Lezhës sqaron se kanë nisur procedurat për ekstradimin e Ndrec Laskës dhe të Artan Gjokës në Itali. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.