Prangosen pesë të dyshuar për vjedhje të rënda

17:59 / 17.10.2012
Policia lokale e Gjakovës ka arrestuar pesë persona, të cilët akuzohen për vjedhje të rënda në Gjakovë dhe në fshatrat e këtij rajoni. Mirëpo, vetëm tre prej tyre janë ndaluar për mbajtje, është njoftuar të mërkurën përmes një komunikate, nga Drejtoria Rajonale në Pejë.

Personat e dyshuar janë shtetasit e Kosovës, Besnik H (1991), i përfshirë si i dyshuar në 172 raste te veprave penale, Besnik . R. (1993), i përfshirë si i dyshuar në 51 rast te veprave penale, Arbër. D (1994), i përfshirë i dyshuar në 58 raste te ndryshme të këtyre veprave penale, Lirije A (1973) dhe Bashkim A. (1991). “Hetuesit gjatë zhvillimit të hetimeve kanë ndriçuar me prova të konfirmuara 17 raste të vjedhjeve të rënda dhe vepra tjera penale kundër pasurisë.

Këta te dyshuar në bashkëveprim dhe si anëtar të grupit kanë thyer shtëpi të pa banuara, lokale bizhuterie në Gjakovë dhe fshatra të komunës dhe kanë të kaluar kriminale të njohur për kryerje të veprave penale sidomos atyre kundër pasurisë”, thuhet ndër të tjera në një njoftim të policisë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.