Prangoset burri që mori peng vajzën

22:36 / 26.02.2013
I premtoi martesë, fustan të bardhë, por shpejt ëndrra e bukur e një vajze të re kthehet në një makth. I riu, për të cilin thuri ëndrra nuk ishte gjë tjetër veç një burrë i martuar me fëmijë i cili shndërrohet më pas në pengmarrësin e saj.

Historia e trishtë vjen nga Mirdita, ku një vajzë 21-vjeçare është shpëtuar sot nga policia pas një pengmarrjeje prej 22 ditësh, ndërsa pengmarrësi është vënë në pranga.

Siç bën të ditur policia, për afro një muaj vajza me inicialet Dh.L. u mbajt peng në një banesë në Mirditë. Mbi vajzën u ushtrua dhunë fizike, psikologjike si dhe marrëdhënie seksuale me dhunë.

Pas marrjes së informacionit, policia mundi të vihet në gjurmët e pengmarrësit duke çliruar ditën e sotme vajzën e re. Në pranga ndërkaq është vënë shtetasi, Mirash Kolaj 27 vjeç. Mbi të riun rëndon akuza, për “Kryerje të marrëdhënieve seksuale dhe dhunë” dhe ‘heqje të lirisë së tjetrit’.

News24 bën te ditur se më 3 shkurt të këtij viti, Mirash Kolaj nga fshati Blinisht i ka propozuar “martesë” bashkëfshatares së tij, 21-vjeçare me inicialet Dh. Ll.

Vajza ka pranuar propozimin duke u larguar me dëshirën e saj nga banesa, por pa e ditur që Kolaj ishte i martuar dhe me fëmijë. Policia nisi hetimet pas denoncimit të prindërve për zhdukjen e vajzës. Ajo u gjet ne banesën e Mirash Kolajt, ndërsa burimet shtojnë se e reja dhunohej çdo ditë nga 27-vjeçari që kishte ushtruar gjithashtu person ndaj bashkëshortes së tij për të mos denoncuar rastin. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto ilustrim
Foto ilustrim
 
 
Teknologji
13:30 / 17.06.2013
Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung është duke planifikuar të lëshojë versione të ndryshme të telefonit të saj kryesor, Galaxy S4, përkatësisht e...
Ekonomi
16:21 / 17.06.2013

ATK ka mbledhur 10% më shumë se më 2012

Ministri i Financave (MF) Besim Beqaj ka ofruar mbështetje për Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), duke e cilësuar ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.