Prapa grilave hajni i stolive të arit

19:00 / 1.10.2012
Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor të Ferizajt ka arrestuar të hënën F. B., 27 vjeç, nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në disa raste të vjedhjes së stolive të arit në disa fshatra të Ferizajt.

Zëdhënësi rajonal i policisë, togeri Agim Gashi, ka thënë se i dyshuari kishte operuar në fshatrat Mirosalë, Dardani dhe Prelez, ku nga shtëpitë e viktimave ia kishte dalë të grabis stoli ari.

"Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se i ka kryer këto vjedhje të rënda dhe gjatë bastisjes është gjetur edhe një sasi e konsiderueshme e stolive të arit dhe të njëjtat janë konfiskuar nga policia", ka thënë Gashi

Me urdhër të Prokurorisë Komunale të Ferizajt, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë deri në kompletimin e lëndës për gjykatë. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
19:26 / 19.05.2013
Eva Longoria, Foto: Getty Images/Zumapress

Longoria pa të brendshme në Kanë (Foto)

Aktorja hollivudiane me prejardhje meksikane, Eva Longoria, ka tërhequr vëmendje më shumë se që është dashur gjatë ecje...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.