Prekazi, vend i shenjtë

17:39 / 5.03.2013
Prekazit legjendar ia kishin mësyrë qytetarë të shumtë mëngjesin e së martës. Turma të shumta vinin që t’i nderonin të rënët dhe të gjallët e familjes Jashari, në shënimin e 15 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.

Nxënës, të rinj e të moshuar, pa ndalë vizitonin kompleksin memorial, të cilin e quajnë vend të shenjët. 

Ata që vizitonin varret e dëshmorëve në Prekaz, nuk mund të mos emocionoheshin teksa bënin homazhe pranë varreve të atyre, që dhanë jetën për lirinë e këtij vendi.

Fahri Abiti nga një fshat i Komunës së Vushtrrisë, tha se ka ardhur për t’i nderuar këta heronjtë të Kosovës, që flijuan jetën e tyre, për lirinë e vendit.

“Kemi ardhur për t’i nderuar këta trima dhe këta heronj, që kanë dhënë gjithçka për vendin dhe për lirinë e vendit, të cilën ne sot e gëzojmë. Këtë nuk do ta harrojmë jo vetëm ne por dhe brezat që vijnë pas nesh...Të paktën çdo vit nga njëherë, por ka raste kur edhe më shumë vijmë. Sepse këta kanë dhënë jetën më të shtrenjtën për lirinë e popullit që ne sot e gëzojmë”, tha ai.

Ndërsa, Myrvete Ismaili e cila kishte ardhur nga Komuna e Gjakovës, ndihej tej mase e emocionuar që për të herë të parë, po e viziton Prekazin dhe varrezat e të rënëve.

Ajo ishte nëna e një dëshmori, i cili kishte dhënë jetën për lirinë e vendit dhe se vizita tek Jasharajt e kishte mërzitur dhe më shumë. Megjithatë. ajo thotë se populli nuk duhet ta harrojë gjakun e të rënëve, as të familjes Jashari dhe as të të tjerëve, transmeton Kosovparess.

“Për herë të parë erdha sot. Kam pasur dëshirë me ardh me vizitu familjen Jashari. Shkova te shtëpia, atë që desha me taku e takova, së pari Besarten, sepse më parë e kam parë në TV dhe e kam përcjell gjithmonë me vaj. Fëmijët i bashkova të gjithë dhe bëra një fotografi me Besarten dhe me ta. Edhe unë jam familje e dëshmorit, mu ka vra djali në luftë dhe kur t’i shoh të gjithë të mërzitur, mërzitem dhe vet. Ishalla nuk e harron populli shqiptar gjakun e tyre dhe shkojnë qysh duhet. Pasi që pak më duket që i kanë harru, nuk po i bien ndërmend askujt për ta. Këtë familje duhet gjithë kombi shqiptar me ardhë kudo që është me vizitu “, tha ajo.

Edhe Avdi Isamajli nga Fshati Shqiponjë, ish Jabllanicë tha se ka ardhur ta vizitojë këtë vend të shenjtë në këtë ditë të shënuar dhe se një gjë të tillë duhet ta bëjë i tërë populli shqiptar.

“Kemi ardhur këtu dhe se këtu duhet me ardh të gjithë shqiptarët kudo që janë. Sepse këtu është vendi i shenjtë. Kjo familje duhet të vizitohet gjithmonë, sa të është jeta me jetu, duhet të vizitohet. Se e ka fitu me vepra, ka dhënë çdo gjë më të shenjtën jetën, për ne. Për lirinë që ne të gjallët sot po e gëzojmë. Amanetin e tyre, duhet ta çojmë në vend. Akoma ky amanet nuk është realizuar dhe mendojmë se do të vi edhe ajo ditë, kur do të realizohen qëllimet tyre, që kanë qenë bashkimi kombëtar ”, pohoi ai.

Ndryshe, vizitat tek varret e dëshmorëve në Prekaz, kanë vazhduar që nga mëngjesi i së martës gjatë tërë ditës. Qytetarët po vizitojnë Prekazin dhe Kullën e Jasharajve, në shënimin e vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij. /Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.