Premtimi i Beninit për njohjen e Kosovës

15:19 / 28.09.2012
Gjatë qëndrimit të tij në New York, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka takuar presidentin e Beninit, Yayi Boni, njëherësh kryesues i Unionit Afrikan.

Në një bisedë shumë miqësore, zëvendëskryeministri Pacolli falënderoi presidentin Boni për angazhimin e tij personal dhe të shtetit të tij në drejtim të njohjeve të reja për Republikën e Kosovës.

“Në këtë kontekst, zëvendëskryeministri Pacolli, mori premtimin nga presidenti Boni për vazhdim të përkrahjes deri në përmbylljen e procesit të njohjes së Kosovës nga të gjitha vendet afrikane”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të zëvendëskryeministrit Pacolli.

Sipas agjendës, zëvendëskryeministri Pacolli do të zhvillojë takime me delegacionet e Ganës, Domenicas, Lesothos etj. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
17:26 / 22.05.2013
Trevor Bolder

Ndërron jetë basisti i Bowiet dhe “Uriah Heep”

Basisti i grupit “Spiders From Mars” (me frontmen David Bowien), Trevor Bolder, ka ndërruar jetë në moshë 62 vjeçare.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.