Prendi: Berisha do sulmohej me snajper

20:59 / 12.09.2012
Për afro një orë, ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi rrëfeu në gjykatë për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit, ku mbetën të vrarë katër demonstrues në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, në Tiranë. Ndrea Prendi, i cili përballet me akuzën e vrasjes, i tregoi gjykatësit Besnik Hoxha dhe dy anëtarëve të trupit gjyqësor se Garda kishte marrë informacione se do të sulmoheshin institucionet, Parlamenti dhe Kryeministria.

Një tjetër detaj i rëndësishëm në dëshminë e Prendit ishte fakti se Garda kishte marrë informacione se persona të inkriminuar kishin porositur snajperë në Gjermani dhe do të qëllonin kryeministrin Berisha në momentin kur do të largohej nga Kryeministria për në shtëpinë e tij.

Prendi tha se Garda kishte gjithashtu dyshime se mjeti që tentoi të hynte në Kryeministri kishte eksploziv dhe, sipas tij, kur makina shpërtheu derën e Kryeministrisë gjendja u agravua, raporton BW.

Ai deklaroi se në momentin që ra kordoni i policisë, kontaktoi me ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha, për të rivendosur kordonin, që do të ndihmonte jo pak forcat e Gardës që ishin vendosur në brendësi të godinës së Kryeministrisë.

“Armët e zjarrit janë përdorur vetëm në zbatim ligjor të nenit 25 dhe në zbatim të nenit 7 të ligjit mbi përdorimin e armëve të zjarrit. Pasi kanë mbaruar fishekët manovër, është qëlluar me fishekë luftarakë në ajër. Kam qëlluar në ajër edhe me armën time të brezit, por më pas jam goditur dhe kam rënë pa ndjenja”, deklaroi ish-kreu i Gardës. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ndrea Prendi
Ndrea Prendi
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.