Presidenti egjiptian shkarkoi kryeprokurorin
Presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi e ka shkarkuar kryeprokurorin e shtetit, Abdel Maguid Mahmud, raportoi televizioni shtetëror. Ky vendim vjen një ditë pasi një gjykatë liroi të gjithë të pandehurit, të cilët akuzoheshin për një sulm vdekjeprurës në vitin 2011 ndaj protestuesve që ishin kundër Mubarakut.
Shumë grupe, përfshirë edhe Vëllazërinë Myslimane, thanë se do të mbajnë protesta të mëdha gjatë ditës së nesërme, për shkak të këtij vendimi të gjykatës, transmeton Rel.
Më shumë se 800 protestues ishin vrarë gjatë revoltës së njohur që e detyroi Mubarakun të jepte dorëheqje në shkurt të vitit të kaluar. /Telegrafi/