Presidenti i Turqisë i helmuar?

22:48 / 3.09.2012
Lëngata e zgjatur e Presidentit Abdullah Gul i ka dhënë jetë spekulimeve se kreu i shtetit turk mund të jetë helmuar, edhe pse zyrtartisht, në fund të gushti ai përfundoi në spital për shkak të një infeksioni në vesh, sëmundje nga e cila vuan vazhdimisht.

Turqia është bërë skenë e katër grushteve të shtetit në më pak se 40 vjet. Për këtë arsye, në vendin ku komplotet janë të zakonshme, lajmi i një tentative për helmimin e Presidentit të Republikës nuk deshi shumë që të përhapej.

Deri edhe e përditshmja popullore “Yurt Gazatesi” e ka kthyer në subjekt të një artikulli të saj, duke sqaruar madje se Gul mund të jetë bërë viktimë e një intrige që synon t`i ndalojë kandidimin për një mandat të dytë në presidencialet e 2014-tës.

Presidenca turke e përgënjeshtroi publikisht pretendimin e helmimit e shpërndau edhe foto të presidentit në shtratin e tij të spitalit, nga ku duket i qetë teksa lexon gazetën.

“Spekulimet mbi shëndetin e presidentit janë krejtësisht të pabazuara”, thuhet në deklaraten për shtyp, raporton Top Channel. Edhe vetë Gul i siguroi bashkëqytetarët përmes mesazheve në rrjetin shoqëror “Twitter” se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Gul u shtrua në spital në 23 gusht, për këtë arsye nuk arriti të marrë pjesë në kremtimet e ditës së fitores një javë më vonë e ka anuluar po kështu të gjithë udhëtimet jashtë kufijve për dy muajt e ardhshëm. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Abdullah Gul
Abdullah Gul
 
 
Magazina
16:25 / 25.05.2013
Eva Longoria

Eva Longoria e lumtur që është ‘single’

Eva Longoria vazhdon të ndihet shumë e lumtur me jetën si e vetmuar, pasi thotë se nuk ka nevojë për një mashkull në je...
Teknologji
16:01 / 25.05.2013
YouTube me aplikacion të ri për Windows Phone

YouTube me aplikacion të ri për Windows Phone

Google dhe Microsoft kanë rënë dakord të bashkëpunojnë, dhe së bashku të krijojnë aplikacionin autentik të shërbimit...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.