Presidenti Nishani, të martën betimin para Kuvendit
Presidenti i ri i Shqipërisë, Bujar Nishani të martën edhe zyrtarisht do të marrë detyrën e presidentit pas seancës së betimit para Kuvendit të Shqipërisë. Nishani u zgjodh nga Kuvendi më 11 qershor, në postin e Presidentit të Republikës, pasi pro kandidaturës së tij votuan 73 deputetë, nga 76 që morën pjesë në votim, ndërkohë që një deputet votoi kundër, ndërsa dy fletë ishin të pavlefshme.
Ndërkohë që deputetët e Partisë Socialiste të opozitës, të pranishëm në sallën e parlamentit, nuk morën pjesë në raundin e katërt të votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të shtetit. /Telegrafi/