Presidentja dekretoi gjyqtarët
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dekretoi sot emërimin e një numri gjyqtarësh në gjykatat komunale.Dekretimi u bë duke u bazuar në nenin 84 pika 16, nenin 104 pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në nenin 18 pika 1 të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, si dhe duke u bazuar në vendimet e datës 18 qershor 2012, të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Presidenca.
Ndërsa, gjyqtarët e dekretuar dhanë betimin para presidentes Jahjaga. /Telegrafi/