Presidentja Jahjaga priti ambasadorin e OSBE-së

16:51 / 14.09.2012
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti tw premten në takim lamtumirës shefin e OSBE-së, ambasadorin Werner Almhofer.

Presidentja Jahjaga e falënderoi ambasadorin Almhofer për kontributin e tij në Kosovë, si shef i misionit të OSBE-së.

Në takim u bisedua për zhvillimet më të fundit në Kosovë me theks në përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale, kur rol të rëndësishëm ka luajtur misioni i OSBE-së.

Ambasadori Almhofer theksoi rëndësinë e reformave në Kosovë në përputhje me kriteret evropiane, duke përmendur konkretisht reformën zgjedhore të cilën e cilësoi si shumë të rëndësishme.

Ndërsa Presidentja Jahjaga tha se reformat nëpër të cilat do të kaloj Kosova janë në interes të qytetarëve, shtetit por edhe institucioneve të Kosovës. Ajo theksoi se reformat e kërkuara nga BE-ja janë parakusht për ndërtimin e shoqërisë demokratike ku sundon rendi dhe ligji dhe respektohet Kushtetuta. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.