Pribicevic: Kushti më i ri, karrigia e Kosovës në OKB

17:39 / 18.04.2013

Ish ambasadori i Serbisë në Gjermani, Ognjen Pribicevic, ka thënë se nuk do të ketë marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, pa zgjidhjen e kushtit të Kosovës për karrige në OKB.

Po ashtu, ai ka pohuar se duhet të zgjidhet edhe çështja e pranisë së forcave të sigurisë së Kosovës në mjediset serbe.

Sipas diplomatit serb, Prishtina dhe aleatët e saj të fuqishëm do të synojnë të fajësojnë Beogradin nëse nuk ka marrëveshje.

“Mendoj se tash situata është më ndryshe sepse pak a shumë është e qartë se Beogradi është i gatshëm të pranojë ofertën e BE-së, edhe pse tash është vendosur kushti i ri – karrigia në OKB", ka thënë Pribicevic, transmeton Express

Ai ka thënë se të gjithë kanë qenë të vetëdijshëm se çështja e anëtarësimit të Kosovës në OKB do të vendosej në agjendë, por ajo është lënë anash që të zgjidhet në kuadër të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të problemit të Kosovës. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.