Prifti Marku: Janullatos luan me shqiptarët; Kisha: Marku nuk është prift

21:51 / 31.01.2013
At Nikolla Marku, i njohur si drejtues i kishës ortodokse Shën Mëria në Elbasan, në një intervistë televizive deklaroi se kisha ortodokse u riorganizua duke qenë prezent një kler i huaj.

“Politika shqiptare dhe ajo pjesë që nuk e donte klerin të pavarur, ia dorëzuan kishën kryepeshkopit grek Janullatos. Fjalia e parë e tij kur erdhi ishte se erdhi përkohësisht, se do ringrinte kishat nga themelet dhe do largohej. Ndodhi e kundërta. Janullatosi i ndërtoi kishat në stilin kulturor grek. Të shqipërosh fjalët e Zotit në një kishë, duhet të dish traditën e atij populli dhe mënyrën se si ai shpreh gjuhën e tij. Shumë gjëra të përkthyera nga Fan Noli u zhdukën me ardhjen e Janullatosit, kemi një prezencë liturgjike gjysmën në gjuhën greke”, deklaroi Marku.

Në vijim ai shtoi se kryepeshkopi i kishës, zëvendësi i tij dhe gjithë priftërinjtë duhet të jenë kombas të shtetit ku veprojnë, të të njëjtit gjak dhe gjuhe ku zbatohen ritet, dhe sipas tij kryepeshkopi Janullatos nuk i ka këto cilësi.

Sipas tij, Janullatosi, duke parë anën e dobët ekonomike të shqiptarëve, luajti me ndjenjat e shqiptarëve dhe historinë, duke filluar të rishkruajë historinë.

At Nikolla Marku theksoi se shumë persona e akuzojnë se merret me politikë, por shtoi se gjithçka kërkon ai është e vërteta.

“Unë jam në krye të kishës si shërbëtor i Zotit për të përçuar të vërtetën. E akuzoj Janullatosin jo se ai ka bërë krime, por se pati shumë detyra nga shteti grek dhe shumë nga ato i ka realizuar. Ai peshkopët shqiptarë nuk i veshi. Kishat e ndërtuara prej tij janë të stilit grek. Nëse më parë ishte 90 për qind e gjuhës greke në mesha, tashmë është bërë 50 me 50, falë ndërhyrjeve tona. Ndërsa, lutjet e Janullatosit janë në gjuhën greke. Janullatosi është fatkeqësi e politikës sonë. Ne flasim shqip dhe në kishë duhet të lutem në gjuhën e nënës” ,u shpreh ndër të tjera kleriku elbasanas, transmeton NOA.

Ai e cilësoi si dështim të politikës shqiptare përdorimin e gjuhës greke në kisha dhe se prapaskenat e saj janë antikombëtare, duke theksuar se shqiptarët nuk mund të luten me përkthime.

I pyetur nëse është kërcënuar me vdekje, kleriku deklaroi se nuk ka frikë, edhe pse pranoi se rreth tij ka figura që nuk i duan të mirën dhe duan ta trembin. Sipas tij, kryepeshkopi Janullatos nuk e ka ngritur kurrë zërin për emigrantët shqiptarë dhe nuk ka luajtur asnjë rol në mbrojtje të tyre.

At Nikolla Marku njihet në opinionin publik për kritikat që i ka bërë drejtuesve të Kishës Ortodokse në Shqipëri. Akuzat e tij lidhen me ndikimin grek dhe mos vendosjen e priftërinjve me orgjinë shqiptare në krye të klerit katolik në vend.

Në anën tjetër, Kisha Ortodokse në Shqipëri ka reaguar sot ndaj deklaratave dhe veprimtarisë së Markut. Në një deklaratë për mediat, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë deklaron se Nikolla Marku nuk është njohur si prift në asnjë prej institucioneve fetare.

“Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, i vetmi Institucion fetar ortodoks në Shqipëri, deklaron zyrtarisht, në mënyrë të përsëritur, se Nikolla Marku nuk është prift. Vetëshpallja e tij si prift nuk e bën atë klerik, as nuk e bën të pranueshëm nga të tjerët si të tillë. Nëse dikush e shpall veten ‘kirurg’, ‘profesor’ i një universiteti që nuk ekziston, a do të lejohej vallë të mashtronte njerëzit?”, thuhet në deklaratën e Kishës Ortodokse.

Lidhur me kishën ku Nikolla Marku kryen aktivitet fetar, drejtuesit institucioneve fetare ortodokse thonë se ai e ka uzurpuar në mënyrë të paligjshme këtë ndërtesë.

“Është e qartë se ai vazhdon të përdoret dhe vetëpërdoret në mënyrë të përsëritur nga qarqe ekstremiste për sulme antiorthodhokse. Por, sado të përpiqet të paraqitet si superpatriot, ai është një kukull në duart e të tjerëve. Me sakrilegjet e përditshme që bën fyen rëndë dhe përdhos fenë e krishterë dhe jetën fetare të Shqipërisë, edhe më keq se në regjimin e mëparshëm, dhe mashtron në mënyrë flagrante opinionin publik shqiptar”, thuhet ndër të tjera në reagim. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Nikolla Marku
Nikolla Marku
 
 
Magazina
17:28 / 19.06.2013
Adrian Gaxha

Të premtën klipi “Kjo Zemër” nga Adriani dhe Floriani

Adrian Gaxha dhe Floriani të premtën do të publikojnë edhe videoklipin e tyre të ri, atë të këngës “Kjo Zemër”.
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
16:27 / 19.06.2013
Foto: Arkiv

Çalik merr miliona euro të Kosovës

Kompania turke Çalik Limak Energy që ka privatizuar Distribucionin, ka trashëguar, apo i është dhuruar nga Qeveria e Kosov...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.