Prishtinë, godet këmbësoren në “zebër”
Një vajzë e moshës rreth 30 vjeçare, ka pësuar lëndime trupore, pas goditjes që ka marrë nga një veturë e tipit “Audi”. Vajza ishte goditur, derisa po kalonte në vendkalimin për këmbësor, në rrugën “Rrustem Statofci” afër “Sllovenia Sportit”. Pas marrjes së ndihmës së parë, e lënduara është përcjellë për në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Burovci, i cili ka thënë për “Kosovapress” se policia është duke u marrë me rastin, për të vërtetuar rrethanat të cilat kanë çuar deri te aksidenti.
Mjekët nga Qendra Emergjente në QKUK kanë bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime në njërën këmbë, ndërsa është jashtë rrezikut për jetë.
Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që këmbësorët goditen nga veturat në vendkalimin për këmbësorë, pasi që raste të tilla janë raportuar shpesh edhe në të kaluarën. /Telegrafi/