Prishtinë: Konfiskohen mbi 14 kg substanca narkotike

13:52 / 10.01.2013

Policia e Kosovës njoftoi se në një operacion të realizuar të mërkurën kanë arritur t’i konfiskojnë mbi 14 kilogramë substancë narkotike.

Në kumtesën për media bëhet e ditur se ky operacion u zhvillua në rajonin e Prishtinës, ndërsa detaje tjera priten të bëhen të ditura në orët e pasdites.

Në konferencë do të prezantohen edhe statistikat vjetore të substancave narkotike të konfiskuara dhe statistikat e rasteve të trafikimit me qenie njerëzore. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.