Prita e hakmarrjes

10:18 / 8.08.2012
Mensur Rashica është vrarë në pritë mbrëmjen e së hënës, në fshatin Babimofc. I plagosur ka mbetur edhe babai i viktimës. Djali i hasretit dha shpirt në dorën e nënës së tij. Doras dyshohet të jetë ish-baballëku i tij, kurse motivi lidhet me divorcin e Mensurit.

Kanë ardhur të gjithë së bashku për pushime në Kosovë nga Gjermania, ku edhe jetojnë tash e 21 vjet.

Mirëpo, kësaj radhe ky pushim ishte tragjik për familjen e Maliq Rashicës nga Studimja e Vushtrrisë.

Djali i tyre i vetëm, Mensuri, u vra në pritë, derisa babanë ia plagosën.

Mensuri, 28-vjeçar, së bashku me prindërit ishte duke shkuar te njëra nga motrat e martuara për darkë. Por udhëtimi i Mensurit përfundoi në fshatin Babimofc kur mbi veturën me të cilën udhëtonte është qëlluar me plumba nga njerëzit që deri para tre muajsh i kishe pasur miq shtëpie.

Mensuri vdes në vend, ndërsa babai i tij, Maliqi plagoset në dorë e nëna që ndodhej në ulësen e pasme të makinës BMW, nuk pëson asnjë lëndim. Por ajo e pa me sytë e saj djalin e hasretit duke dhënë shpirt në prehër të babait.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, ndërsa në familjen Rashica në Vushtrri është hapur e pamja për Mensurin. Të afërmit e djalit që u lindi pas pesë vajzave shprehen të tmerruar nga ajo që u ka ndodhur.

Njëri nga axhallarët e Mensurit teksa rrëfen për ngjarjen që i mori jetën nipit, por edhe për ngjarjen që i ka paraprirë vrasjes së Mensurit, nuk përmbahet nga lotët. Por as burrat tjerë e nuk durohen pa derdhur lot. Ata nuk mund të bëhen të fortë përballë një tragjedie të tillë, shkruan “Express”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
11:06 / 26.05.2013
Google fillon me ofrimin e internetit wireless nëpër botë

Google fillon me ofrimin e internetit wireless nëpër botë

Google Fiber është projekti i ri nga Google i cili e shndërron kompaninë në ofrues të shërbimit të internetit, dhe deri...
Ekonomi
10:01 / 26.05.2013

Punëtorët nuk i gëzojnë të drejtat e garantuara me ligj

Të drejtat e punëtorëve në Kosovë ende nuk respektohen në nivel të kënaqshëm. Kështu thonë punëtorë dhe drejtues t...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.