Pritet shkarkimi i Malokut, për shkak deklaratës politike

10:46 / 6.10.2012
Naim Maloku rrezikon të mbetet pa punë nëse vazhdon të sillet si politikan, duke mbajtur pozitë të drejtorit të burgut.

“Shefat” e tij pritet që javën e ardhshme të marrin masa për shkak të deklaratave politike për zhvillimet në Kosovë.

Qëndrimi i tij i fundit ka qenë shumë kritik për ish-kolegun Jakup Krasniqi, të cilin e ka kritikuar se pse kaq vonë po flet për vjedhje të votave. Ai ka thënë se Krasniqi nuk do të duhej të pranonte të ishte kryetar i “hajnave”.

Burime nga Ministria e Drejtësisë kanë thënë se deklarata të tilla nuk do të tolerohen më. Pritet që javën tjetër të merren masa dhe nuk përjashtohet as shkarkimi nga detyra, shkruan “Koha Ditore”.

Por ish-anëtari i AAK-së zotohet se nuk do ta mbyllë gojën, sa herë që dikush e pyet për zhvillimet politike.

Me gjithë vërejtjet e “shefave” të Ministrisë së Drejtësisë që të mos prononcohet për media, për shkak se është drejtor burgu dhe ka status të shërbyesit civil, ai ka thënë se ka vuajtur burg e ka derdhur gjak për të pasur mendim dhe shprehje të lirë.

Maloku ka marrë vërejtje gojore në korrik të këtij viti që “ta mbyllë” gojën kur është fjala për politikë, por kjo nuk ka bërë punë. Ai ka mohuar se ka marrë ndonjë vërejtje. /Telegrafi
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.