Pritje në Merdarë, normalizim te Dheu i Bardhë
E plotësuar: Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka njoftuar opinionin se në pikë-kalimin kufitar Merdare dhe Dheu i Bardhë që lidhë Kosovën me Serbin,ë përsëri janë krijuar kolona me pritje të gjata.Departamenti i Policisë Kufitare, informon se sot në pikë-kalimin kufitar Merdarë dhe Dheu i Bardhë, ka filluar krijimi i kolonave dhe pritjeve të gjata nga Republika e Kosovës në dalje për në Serbi dhe në hyrje për në Kosovë.
“Sipas informatave në terren në pikë-kalimin kufitar në Merdare, situata është e qetë, qarkullimi i automjeteve është duke u zhvilluar me një intensitet të shtuar në të dy drejtimet”, thuhet në një njoftim të PK-së.
Ndërkaq, policia jonë njofton se në hyrje të Kosovës, pritjet, sipas informatave që ata kanë marrë nga qytetarët, janë në kohëzgjatje prej rreth 20 minutave, ndërsa në dalje nga Kosova për në Serbi, kolona e automjeteve është e gjatë rreth 500-600 me pritje prej rreth 2-3 orësh.
Policia thotë se në bazë të informacioneve jo zyrtare të pranuara nga qytetarët, e gjithë kjo pritje bëhet nga puna e ngadalshme, neglizhenca gjatë regjistrimit-plotësimit të formularëve nga ana e autoriteteve serbe.
Ndërkohë, Policia e Kosovës të premten në orët e pasdites ka njoftuar se qarkullimi i automjeteve dhe personave në pikën kufitare Dheu i Bardhë në dalje nga Republika e Kosovës për në Serbi (zona neutrale) është normalizuar. /Telegrafi/