Prizreni, selia e Akademisë Diplomatike të Kosovës

16:40 / 31.07.2012
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite që ka bërë në Prizren, ka bërë publik lajmin se selia e Akademisë Diplomatike të Kosovës do të jetë në Prizren, duke përmendur edhe arsyet kryesore për një vendim të tillë.

“Arsyeja e parë e këtij vendimi ka të bëjë me historinë e qytetit të Prizrenit, duke pas parasysh se në këtë qytet gjatë historisë kanë qenë të vendosur shumë përfaqësues diplomatikë të shteteve të ndryshme dhe se Prizreni ka një traditë të gjatë historike e kulturore në këtë drejtim”, tha Hoxhaj.

Ai po ashtu theksoi se ky vendim është pjesë e vizionit të Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e qytetit të Prizrenit.

“Është vizion i Qeverisë së Republikës së Kosovës që Prizreni të jetë një qendër e rëndësishme e institucioneve shtetërore të Kosovës dhe pas themelimit të Universitetit të Prizrenit, Akademia Diplomatike është institucioni i dytë i rëndësisë së veçantë që vendoset në qytetin e Prizrenit”, tha Hoxhaj.

Ministri bëri të ditur se arsyeja e tretë e këtij vendimi të Qeverisë së Kosovës është e natyrës profesionale.

“Kjo Akademi do të merret me hartimin e dokumenteve dhe studimeve strategjike të politikës së jashtme kosovare, do të merret me organizmin e trajnimeve të stafit diplomatik që është pjesë e MPJ-së, por edhe të trajnimeve të tjera për qytetarët e Kosovës si dhe do të organizojë konferenca, forume dhe seminare në qytetin e Prizrenit”, tha Hoxhaj.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja ka premtuar se Komuna e Prizrenit do të ofrojë hapësirën dhe mbështetje të gjithanshme për vendosjen dhe funksionalizimin e plotë të Akademisë Diplomatike të Kosovës, në qytetin e Prizrenit./Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Prizreni
Prizreni
 
 
Magazina
11:39 / 23.05.2013
Katherine Heigl

Heigl pëlqen jetën në fshat

Katherine Heigl kurrë nuk ka qenë më e lumtur se sa tash që është zhvendosur në Utah me burrin e saj Josh Kelley dhe dy ...
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
11:46 / 23.05.2013
Foto: Ilustrim

Kuvendi, në fund të qershorit raportin për faturat e KEK-ut

Komisioni i formuar nga Kuvendi i Kosovës, për hetimin e faturave të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), për janar ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.