Procesi politik para atij humanitar

17:24 / 4.02.2012
Përfaqësuesit e organizatave për të drejtat e njeriut në Prishtinë e Beograd theksojnë nevojën për presion të shtuar për ndriçimin e fatit të rreth 1.800 personave të pagjetur që nga paslufta në Kosovë. Ata thonë se autoritetet kosovare kanë mbetur duarkryq, për shkak të mungesës së vullnetit të palës serbe për të dhënë informata për varrezat e dyshuara masive dhe çështjeve të tjera që ndërlidhen me krimet e luftës në Kosovë.

Drejtori ekzekutiv në Këshillin për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Prishtinë, Behxhet Shala, thotë se bashkësia ndërkombëtare aktualisht po u kushton më shumë vëmendje zgjidhjes së problemeve politike ndërmjet Kosovës e Serbisë, duke i lënë anash ato humanitare.

“Bashkësia Ndërkombëtare e di se, në qoftë se u bën një trysni më të madhe të dyja palëve, atëherë do ta rrezikonte procesin politik. Prandaj familjet e personave të pagjetur janë duke pësuar për shkak të një oportuniteti politik të Bashkësisë Ndërkombëtare, e cila është e vetmja që duke kushtëzuar të dyja palët, do t’i detyronte të japin informacione për fatin e personave të pagjetur”, ka thënë Shala, ndërsa citon Radio Evropa e Lirë.

Me gjithë premtimet se çështja e personave të pagjetur do të futet në kuadër të dialogut teknik me shtetin serb, që nga nisja e këtij procesi në muajin mars të vitit të shkuar, ajo nuk është përmendur pothuaj fare në deklarimet zyrtare e krerëve të delegacioneve përkatëse. Mënyrat anësore për komunikim me Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i dialogut, sipas udhëheqëses së Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, Natasa Kandic, duhet të përdoren si mjet presioni ndaj palës serbe. Ajo vlerëson se i takon Kuvendit të Kosovës ta trajtojë urgjentisht çështjen e personave të pagjetur.

“Shoqatat e viktimave në Kosovë duhet t’i kërkojnë Parlamentit të Kosovës ta trajtojnë çështjen e personave të pagjetur si çështje të rëndësishme për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka deklaruar Kandic.

Kontaktet dhe takimet ndërmjet komisionit serb dhe atij kosovar për krime lufte thuhet se kanë vazhduar edhe gjatë vitit 2011, por pa rezultuar me ndonjë informatë të re për këtë çështje. E pyetur nëse për këtë do të duhej të miratohej një rezolutë nga legjislativi kosovar, Kandic thotë: “Rezoluta nuk ka ndonjë fuqi, por institucionet kosovare do të duhej t’i shfrytëzonin takimet me politikanët dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, për të diskutuar çështjen e personave të pagjetur, sepse ajo është e rëndësishme për familjet shqiptare, sikurse për ato serbe”.

Pas diku dhjetë seancave publike të mbajtura që nga paslufta për personat e pagjetur, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq kishte kritikuar mekanizmat përgjegjës për ritmin e ngadalshëm të punës në këtë proces. Mësohet se nga 6.019 persona të raportuar në këtë komitet, si të zhdukur nga familjet e tyre, 1.799 ende konsiderohen të pagjetur. Pa i gjetur informatat për rreth 1.800 persona që vazhdojnë të mbesin të pagjetur në Kosovë që nga paslufta, nuk mund të normalizohen raportet ndërmjet Kosovës e Serbisë, thonë në organizatat për të drejtat e njeriut. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
 
 
Magazina
10:22 / 17.05.2012
Genta Ismajli

Genta Ismailji bashkëpunim me Dj Blunt

Këngëtarja Genta Ismajli do të vijë në bashkëpunim kësaj radhe me DJ kosovar DJ Blunt.
Teknologji
10:53 / 17.05.2012
Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Sipas të dhënave të cilat i ka grumbulluar kompania Gartner, dërgesat e kompjuterëve personal në Evropën Perëndimore gj...
Ekonomi
11:05 / 17.05.2012

Kina rrit kërkesën për ar

Kërkesa kineze për ar ka arritur një rekord të ri në tremujorin e parë të vitit 2012, bën të ditur Këshilli Botëror ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.