Profesori me tatuazhe, kandidat për President të Çekisë (Video)
20:10 / 25.10.2012
Pavarësisht se ka tatuazhe që mbulojnë 90 për qind të trupit të, Vladimir Franz nga Praga konsiderohet si kandidati i përsosur për Presidentin e Republikës së Çekisë dhe shpresa se mund ta zëvendësojë Vaclav Klausin i cili është në pushtet që nga viti 2003.
Vladimiri është 53 vjeç, ndërsa ligjëron dramën në Universitetin e famshëm të Pragës. Po ashtu, merret me pikturë, ndërsa është kompozitor i suksesshëm i operës. Ai ka edhe një diplomë dhe doktoratë nga drejtësia, që ishte pasioni i tij gjatë kohës së regjimit komunist.
Ai i është kthyer politikës, si kandidat i pavarur për president të ri të Çekisë.
Aktualisht është në një turne në Republikën e Çekisë, duke u përpjekur për të mbledhur 50,000 nënshkrime. Gati një javë nga nisja e fushatës, ai mblodhi 8,777 nënshkrime.
Vladimiri e përshkruan veten si një njeri "me sens të humorit dhe në harmoni me natyrën, i cili kurrë nuk pushon së mësuari për të zgjeruar njohuritë dhe aftësitë e tij”. Beson se publiku do ta marrë seriozisht dhe se ka shanse për të fituar.
Pavarësisht paraqitjes së tij të çuditshme, pikëpamjet e tij politike janë të matura. Promovon tolerancë, të drejtat e njeriut, demokracinë dhe gjetjen e burimeve alternative të energjisë. /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.