Projekte për gratë kosovare

19:52 / 13.02.2013
Dhjetë projekte të organizatave të shoqërisë civile kanë nisur sot zyrtarisht në Kosovë, në praninë e udhëheqësit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Samuel Zbogar, koordinatores për zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Osnat Lubrani, dhe udhëheqëses së UN Women projekt zyrës në Kosovë, Flora Macula.

Gjatë ngjarjes, janë prezantuar të dhjetë projektet dhe përfituesit zyrtarisht kanë nënshkruar kontratat e tyre.

“Qëllimi i granteve, të cilat së bashku arrijnë shumën prej 220,000 eurosh, është që të fuqizojë pozitën e grave në Kosovë, në veçanti të sigurojë pjesëmarrjen më të madhe të grave në ndërtimin e paqes dhe planifikimin e post-konfliktit. Grantet janë dhënë si pjesë e projektit të përbashkëta të UN Women, UNDP-së dhe BE-së për gratë, paqen dhe sigurinë...”, thuhet në njoftimin e UN Women.

Zbogar, me këtë rast, ka thënë se “lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, sigurimi i sjelljes së mirë të policisë dhe sistemit gjyqësor në rastet e dhunës në familje dhe rritja e mëtutjeshme e kapacitetit të përgjithshëm të shoqërisë civile që merret me barazi gjinore dhe të drejtat e grave, janë vetëm disa nga shembujt që tregojnë angazhimin e BE-së ndaj këtyre çështjeve në Kosovë dhe më gjerë”.

Mësohet se në nëntë nga dhjetë projektet marrin pjesë gra të komuniteteve jo-shumicë dhe se ato implementohen në tërë Kosovën. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
14:08 / 19.05.2013
Beyonce

Beyonce synoi të bëhej sikur Whitney Houston

Superylli amerikan, Beyonce, ka deklaruar se ajo ka synuar dikur që të bëhet e talentuar dhe e famshme sa Ëhitney Houston.
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.