Projekti "Kombi" në shkolla

10:57 / 28.08.2011

Meqë dhuna në shkolla ushtrohet jo vetëm nga mësuesit, por edhe mes vetë nxënësve Ministria e Arsimit ka gritur një program të ri disiplinimi, i cili do të nisë sezonin e ri shkollor.

Drejtoresha e kurikulës dhe teksteve pranë MASH, Pranvera Komani thotë, për “AS” se projekti Kombi, është aplikuar edhe në shtete të tjera, pasi një studimi ndërkombëtar të UNICEF, ku rezultoi se në shumë shkolla europiane dhuna është e pranishme.

Nga ky program do të përfitojnë të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar, mësuesit, por dhe prindërit e tyre. Projekti synon të përcjellë mënyrat e reja të disiplinës dhe ato parashikohen se do të jenë në fokusin e takimeve në shkolla.

“Mësuesit gjejnë rrugën më të shkurtër për të disiplinuar klasën nëpërmjet të bërtiturës, por edhe se mund të kenë një rezultat të menjëhershëm pasi e heshtin klasën, realisht, rezultati afatgjatë nuk është i mirë. Pikërisht, këtu tenton të ndërhyjë ky program që quhet program Kombi dhe mbështetet në përfshirjen praktike në rastin tonë, të mësuesve, nxënësve në përpjekje të përbashkët për të filluar të ndryshojnë sjellje”-tha Komani.

Në pjesën e takimeve në shkolla një vend të vecantë do të kenë dhe ato me prindërit, pasi jo në pak raste fëmijët dhunohen edhe brenda ambjentit familjar./Telegrafi/

 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.