Prokurori kërkon 3 vjet burgim për anëtaret e “Pussy Riot”

14:13 / 7.08.2012
Prokurori në rastin e tri anëtarëve të grupit “Pussy Riot” ka kërkuar nga gjykatësi që të pandehurat të dënohen me tre vjet burgim për shkak të huliganizmit.

Sipas prokurorit, fajësia e Nadezhda Tolokonnikov, Maria Alekhina dhe Yekaterina Samutevich është “vërtetuar” dhe ato “duhet të ndëshkohen në përputhje me rrethanat”, transmetojnë mediat.

Tri femrat janë arrestuar në muajin mars pas organizimit të një performance në Kishën “Shpëtimtari Krisht” të Moskës, me të cilin kanë denoncuar sundimin e presidentit Vladimir Putin.

Ata janë akuzuar për huliganizëm dhe fyerje të ndjenjave të të krishterëve ortodoksë.

Të martën, në një gjykatë të Moskës kanë nisur seancat dëgjimore për argumentet e të pandehurave dhe të prokurorit.

Ylli i popit në SHBA, Madona, e cila është duke organizuar një koncert në Moskë, u ka bërë thirrje autoriteteve ruse që të mos burgosin vajzat. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: AP
Foto: AP
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.