Prokuroria mbyll rastin, Dino Asanaj është vetëvrarë

19:13 / 11.10.2012
Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, ka mbyllur rastin e vetëvrasjes së Dino Asanajt, pasi që bazuar në të gjitha provat, prokuroria konkludon, se i ndjeri është vetëvrarë.

Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, sot ka mbyllur rastin e vetëvrasjes së Dino Asanajt dhe për këtë e ka njoftuar zyrtarisht edhe Policinë e Republikës së Kosovës.

Me qëllim të zbardhjes se rastit prokuroria ka shikuar vendin e ngjarjes së bashku me Policinë e Kosovës, ka marrë të gjitha provat e mundshme nga vendi i ngjarjes dhe ka kërkuar të gjitha ekzaminimet e nevojshme.

Me ekzaminimin e AND-së është vërtetuar se të gjitha gjurmët e gjakut të gjetura në vendin e ngjarjes janë të të ndjerit. Me ekzaminimin e thikës është konstatuar se ajo është pronë e tani të ndjerit dhe në të janë gjetur vetëm gjurmët e dorës së tij. Me ekzaminimin e AND-së së të gjitha mostrave të marra nga trupi i tani të ndjerit, perfshirë edhe ato nga thonjtë, është vërtetuar se ato nuk përmbajnë profile të AND-së të ndonjë personi tjetër. Me ekzaminimin grafologjik të letrës së gjetur në tavolinë është vërtetuar se ajo është e shkruar nga tani i ndjeri, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Prokuroria e Shtetit.

Me shikimin e incizimeve të kamerave të sigurisë nuk është vërtetuar se para kohës kritike ka hyrë ndonjë person i panjohur në lokalin ku ka ndodhur ngjarja dhe me ekzaminimin e telefonit të tani të ndjerit nuk është vërtetuar se ai ka pasur ndonjë kërcënim apo shantazh nga ndonjë person tjetër.

Me obduksionin e kufomës nuk është vërtetuar se ai ka ndonjë plagë tjetër përveç plagëve me thikë. Është vërtetuar më tutje, se në trupin e tani të ndjerit janë gjetur 11 plagë të shkaktuara me thikë. Shtatë plagë, në regjionin e qafës, janë plagë prerëse hezituese. Hezituese janë edhe dy gërvishtje në regjionin e qafës dhe këto plagë hezituese janë karakteristike për vetëvrasje. Në regjionin e gjoksit janë gjetur dy plagë shpuese-prerëse dhe njëra nga ato ishte vdekjeprurëse.

Bazuar në këto prova prokuroria konkludon se tani i ndjeri Dino Asanaj është vetëvrarë.

Prokuroria nuk ka përjashtuar mundësine që i ndjeri të jetë shtyrë në vetëvrasje dhe për këtë ka kërkuar nga Policia e Kosovës të mbledhë të dhënat ose provat eventuale që do të vërtetonin dyshim eventual se tani i ndjeri është shtyrë të vetëvritet, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
12:57 / 22.05.2013
Genta Ismajli

Genta fton “ta pastrojmë Kosovën”

Genta Ismajli i është bashkuar fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, një fushatë e nisur për të mobilizuar të gjithë ...
Teknologji
11:12 / 22.05.2013
IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

Verën e kaluar, prodhuesi i famshëm i pajisjeve elektronike, IBM pati folur për ri-fokusim të kompjuterit të saj inteligje...
Ekonomi
13:23 / 22.05.2013

Qeveria po luan me kodin telefonik

Në shtator të vitit të kaluar, me iniciativën e deputetëve të Lëvizjes për Bashkim (LB), Kuvendi miratoi rezolutën pë...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.