Prokuroria Speciale po fle

11:57 / 4.08.2012
Lëvizja FOL ka publikuar raportin e saj të fundit “Monitoruesi i Korrupsionit”, në të cilin përfshihen të gjitha aktivitetet e ndërmarra institucionale në luftë kundër korrupsionit për periudhën janar-qershor 2012. Sipas këtij raporti prokuroria e qarkut dhe ajo komunale në Mitrovicë, si dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës nuk kanë ngritur asnjë akuzë.

Në bazë të të gjeturave të këtij raporti rezulton se shtrirja më e madhe gjeografike e korrupsionit është në Prishtinë me 50 akte akuzuese të ngritura nga prokuroritë e vendit; pason Peja me 19 akte akuzuese; Gjilani me 10; Prizreni me 7; Ferizaj me 8; si dhe Gjakova me 4 akte akuzuese.

“Ndërkaq, prokuroritë që nuk kanë shënuar rezultat në luftë kundër korrupsionit janë: prokuroria e qarkut dhe ajo komunale në Mitrovicë, si dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, të cilat në gjashtëmujorin e parë të këtij viti nuk kanë ngritur as edhe një akt akuzues të vetëm”, thuhet në raportin e FOL-it.

Më mirë, sipas këtij raporti, nuk qëndrojnë as gjykatat e rregullta komunale të Kosovës, të cilat gjatë kësaj periudhe kohore kanë zgjidhur gjithsej 64 lëndë: 36 në kuadër të shpërdorimit të pozitës zyrtare, 10 në kategorinë marrje e ryshfetit dhe 18 në dhënie të ryshfetit. Ndërkaq, në fund të periudhës raportuese, kanë mbetur gjithsej 187 lëndë të pazgjidhura: 126 në kategorinë shpërdorim i pozitës zyrtare, 40 në kategorinë marrje e ryshfetit dhe 21 në dhënie të ryshfetit.

Po ashtu, FOL ka publikuar në kuadër të këtij raporti edhe statistikat e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (DHKEK), ku rezulton se Policia e Kosovës në gjashtëmujorin e parë të 2012 ka hetuar në total 95 raste, ka arrestuar gjithsej 28 zyrtarë të ndryshëm publikë, ka dërguara 69 raste në Prokurori me kryerës të njohur, 1 rast me kryerës të panjohur (N/N), si dhe 9 raste të tjera me raport të veçantë të prokurorit.

Në raport, Lëvizja FOL vlerëson që ekzekutivi i vendit nuk ka demonstruar vullnet për luftimin e korrupsionit dhe parandalimin e tij në institucionet publike. Nga 180 vendime sa ka miratuar gjithsej sipas këtij raporti, vetëm 4 sosh kanë qenë në luftë kundër korrupsionit.

Sipas raportit, as Kuvendi i Kosovës nuk është treguar produktiv në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Nga 29 seanca plenare sa janë mbajtur gjithsej, vetëm në dy prej tyre është diskutuar për luftën kundër korrupsion. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
9:55 / 20.06.2013
James Gandolfini

Ndërron jetë James Gandolfini

James Gandolfini, aktori i njohur më së shumti për rolin e bosit Tony Soprano në serialin “The Sopranos”, ka ndërruar ...
Teknologji
10:26 / 20.06.2013
Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Sipas disa raporteve të fundit thuhet se drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg ka filluar bisedimet me Samsung për krijimin e ...
Ekonomi
10:36 / 20.06.2013
Foto: Arkiv

Kontrabandë me ar

Ari në Kosovë vazhdon të futet përmes rrugëve ilegale. Sasia e arit të zhdoganuar nga Doganat e Kosovës konsiderohet shu...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.