Protesta kundër rritjes së çmimit të energjisë

19:13 / 5.08.2012
Nga java tjetër janë paralajmëruar protesta në Shkup kundër vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Protestat janë paralajmëruar përmes rrjeteve sociale të internetit, ndërsa janë ftuar qytetarët që masivisht të dalin në protestat në mbrëmjen e së hënës përballë kompleksit tregtar Ramstor.

Organizator të protestës është paraqitur lëvizja “Zeitgeist” Maqedoni, e cila theksoi se paraprakisht mbi 12 mijë qytetarë kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në këto protestat që janë kundër vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë në Maqedoni për rritjen e çmimit të energjisë dhe heqjen e tarifës së lirë të energjisë. Protestat gjithashtu do të jenë edhe kundër ngritjes së çmimeve të derivateve të naftës, gazit dhe ngrohjes, transmeton INA.

Nga shtatori janë paralajmëruar edhe protesta të tjera masive kundër kompanisë EVN lidhur me tarifat e larta të energjisë elektrike dhe mungesën e kushteve për shlyerjen e tyre. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.