Protesta kundër shtrenjtimeve

11:36 / 14.08.2012
Në Shkup sot do të mbahet protesta kundër ngritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe derivateve të naftës në Maqedoni.

Protesta organizohet nga nisma qytetare “Aman” dhe do të fillojë në ora 18.00 para selisë së Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRE).

Kjo lëvizje ka paralajmëruar se protesta do të mbahet çdo të martë në shenjë revolte të qytetarëve për shtrenjtimin e vazhdueshëm të energjisë elektrike, derivateve të naftës dhe ngrohjes.

“Aman” paralajmëroi se protesta do të mbahen edhe nëpër qytete të tjera dhe ato pritet të jenë masive dhe të kenë përkrahjen e qytetarëve.

Kjo lëvizje qytetare ka bërë të ditur disa kërkesa për uljen e çmimit të energjisë elektrike për 10 për qind, kthimin e tarifës së lirë ditore, heqjen e pagesës së rrymës industriale, ndërprerja e privatizimit të sektorit energjetik, investime qeveritare në burime tjera të energjisë – solare, me erë dhe gjeotermale, tërheqjen e rregullores së re të Ngrohtores, zvogëlimin e çmimit të ngrohjes për 4 për qind, zvogëlimin e vlerës së akcizës për derivatet e naftës, 6 denarë për benzinën dhe 5 denarë për dizelin si dhe përcaktimin e një kufiri që ndërpret rritjen e çmimeve të derivateve të naftës, transmeton INA. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:45 / 21.05.2013
The Doors

Ndërron jetë Ray Manzarek, njëri nga themeluesit e “The Doors”

Njëri nga themeluesit e bendit legjendar “The Doors”, Ray Manzarek, ka ndërruar jetë në moshë 74-vjeçare.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.