Protesta pro dhe anti-Putin në Moskë

12:46 / 4.02.2012
Disa dhjetëra mijëra persona po marshojnë në rrugët e Moskës, në një protestë kundër rikthimit në pushtet të kryeministrit Vladimir Putin.

 Ky është tubimi i tretë që nga zgjedhjet parlamentare të dhjetorit, të cilat u shoqëruan me dyshime për manipulime të mëdha.

Por, mbështetësit e Putinit, që muajin e ardhshëm do kandidoj në zgjedhjet presidenciale, po zhvillojnë ndërkohë mitingun e tyre në një lokalitet tjetër.

Pjesëmarrësit në këto manifestime kanë sfiduar temperaturat që kanë arritur deri në -19 gradë Celsius.

Organizatorët e të dyja palëve, ata me moton “Për Zgjedhje të Ndershme” dhe mbështetësit e kryeministrit, shpresojnë se temperaturat e acarta nuk do t’i pengojnë marshimet.

“Kryesorja është që njerëzit të mos marrin pneumoni. Të rrish tre orë në të ftohtë është diçka serioze”, deklaroi politikani liberal Boris Nemtsov, organizator i protestës së opozitës, transmeton TCh.

Sheshi Kaluzhskaja në Moskë është mbushur me protestues që mbajnë në duar tullumbace të bardha, ngjyra e zgjedhur prej tyre për të shënuar fillimin e muajit mars.

Rreth 50 mijë persona u mblodhën në Moskë për protestën e parë pas zgjedhjeve të 4 dhjetorit, të cilat u fituan nga partia e Putinit, Rusia e Bashkuar. Por, pavarësisht deklaratave të qeverisë që mohonin manipulimin e zgjedhjeve, protestat u përhapën në të gjithë vendin.

Tre ditë më parë, opozita dhe grupe të të drejtave të njeriut sfiduan kryeministrin rus duke ngritur një banderolë me sloganin “Putin, ik”, e cila u hoq më vonë nga policia. Ndërsa, më herët gjatë muajit, policia ruse arrestoi në Sheshin e Kuq të Moskës një grup “punk” femëror që kishte kënduar një këngë proteste kundër tij. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
 
 
Magazina
10:22 / 17.05.2012
Genta Ismajli

Genta Ismailji bashkëpunim me Dj Blunt

Këngëtarja Genta Ismajli do të vijë në bashkëpunim kësaj radhe me DJ kosovar DJ Blunt.
Teknologji
10:53 / 17.05.2012
Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Sipas të dhënave të cilat i ka grumbulluar kompania Gartner, dërgesat e kompjuterëve personal në Evropën Perëndimore gj...
Ekonomi
11:05 / 17.05.2012

Kina rrit kërkesën për ar

Kërkesa kineze për ar ka arritur një rekord të ri në tremujorin e parë të vitit 2012, bën të ditur Këshilli Botëror ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.