Protestë e ish-të përndjekurve politik shqiptarë

10:33 / 7.06.2012
Në Shkup të enjten do të mbahet protesta e ish-të përndjekurve dhe ish-të burgosurve politik shqiptar. Protesta e organizuar Shoqata e të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politik Shqiptarë në Maqedoni (SHBDPSHM) dhe Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni do të zhvillohet para Qeverisë, ndërsa si kërkesë është miratimi i ligjit për ish të burgosurit politik shqiptarë gjatë regjimit të kaluar.

Kryetari i SHBDPSHM-së, Shpëtim Pollozhani, theksoi se që nga viti 2005 kanë nisur fushatën për sjelljen e një ligji të tillë, por tani është koha e fundit që propozim-ligji aktual i partisë shqiptare në pushtet BDI, të harmonizohet edhe me kërkesat e shoqatës dhe të miratohet sa më shpejtë në Parlament, njofton Ina.

Pollozhani ka theksuar se në propozimin e shoqatës kërkohet që të përfshihet periudha 1944-1991, ku llogaritet se janë persekutuar në forma të ndryshme afër 24.000 shqiptarë të Maqedonisë, e që nëse shihet me hollësi del se gati asnjë familje shqiptare nuk ka shpëtuar pa pasur të persekutuar.

Protesta e paralajmëruar ka marrë mbështetjen e disa partive politike, shoqatave dhe diasporës shqiptare. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.