Protestë kundër Kushtetutës së re në Egjipt

9:32 / 27.12.2012

Grupi kryesor opozitar i Egjiptit është zotuar të vazhdojë me protesta kundër kushtetutës pro-islamike të presidentit Muhamed Morsi.

Husein Abdel Ghani, zëdhënës i Fronit të Shpëtimit Kombëtar, ka thënë se opozita do të qëndrojë prapa politikës së vet me anë të protestave paqësore kundër qeverisë së Morsit, të cilën ai e akuzon për tendencë të shfrytëzimit të islamit për të krijuar një pushtet shtypës.

Zëdhënësi ka minimizuar thirrjen Morsit për një dialog kombëtar, duke thënë se nuk ishte e qartë nëse kjo thirrje e tij ishte e sinqertë.

Zëdhënësi gjithashtu u bëri thirrje egjiptianëve që më 25 janar të demonstrojnë kundër kushtetutës si dhe për të shënuar përvjetorin e dytë të revolucionit që rrëzoi regjimin e ish-presidentit Hosni Mubarak

Në paraditen e së mërkurës, Morsi edhe zyrtarisht miratoi kushtetutën e re pasi që autoritetet zgjedhore thanë se ishin rreth 64 e votuesve që kishin mbështetur atë.

Pjesëmarrja e votuesve në referendum ishte rreth 33 për qind. /Rel/Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.