Protokoll kundër trafikimit me qenie njerëzore

14:13 / 12.06.2012
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Sasha Rasic dhe homologu i tij nga Qeveria e Shqipërisë, Avenir Peka, kanë nënshkruar të martën Protokollin shtesë, për plotësimin e Marrëveshjes mbi Bashkëpunimin Policor Ndërkufitar (neni 25) midis Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, të nënshkruar në Prishtinë në vitin 2009.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Sasha Rashiq, tha se ky është një hap përpara në intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve me nënshkrimin e këtij protokoll.

“Shpresojmë që me nënshkrimin e këtij protokolli të ketë një luftë edhe më efikase, sepse trafikimi me qenie njerëzore është një dukuri shqetësuese për vendet e rajonit”, tha Rasic.

Ndërsa zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Avenir Peka, tha se ndihet i nderuar që po e viziton Kosovës dhe po e nënshkruan protokollin shtesë mes dy vendeve.

“Pa dyshim se vendet tona hasin në disa sfida dhe ne jemi pjesë e përpjekjeve bilaterale, mirëpo edhe përpjekjeve multilaterale. Sa i përket trafikimit me qenie njerëzore, posaçërisht fëmijëve, shpresojmë se me nënshkrimin e këtij dokumenti do të rritet bashkëpunimi dhe që duhet të merremi seriozisht me këtë çështje”, tha Peka.

Protokolli Shtesë është nënshkruar me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe për përmirësimin e identifikimit, njoftimit, referimit dhe kthimit vullnetar për t’i ndihmuar viktimave, si dhe viktimave të mundshme të trafikimit, në veçanti të fëmijëve, në plotësimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, “mbi bashkëpunimin policor ndërkufitar”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:04 / 22.05.2013
Jennifer Aniston

Aniston ka qarë për Jolien

Jennifer Aniston raportohet se ka qarë kur ka dëgjuar për largimin e dyfishtë të gjinjve të Angelina Joliet dhe tash dës...
Teknologji
11:12 / 22.05.2013
IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

Verën e kaluar, prodhuesi i famshëm i pajisjeve elektronike, IBM pati folur për ri-fokusim të kompjuterit të saj inteligje...
Ekonomi
10:52 / 22.05.2013
Foto: Arkiv

Pulat e Fushë Kosovës!

Komuna e Fushë Kosovës ka investuar në “kultivimin” e pulave vojse. Në fillim të javës së ardhshme kjo komunë do t'...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.