PS fushatë kriminale ndaj Ministrisë së Mbrojtjes

11:34 / 3.10.2012

Ministria e Mbrojtjes ka vijuar edhe sot t`u përgjigjet akuzave të bëra nga Partia Socialiste për tregëtimin e armëve. Në një prononcim për mediat, zëdhënësja e ministrisë ka theksuar se Partia Socialiste ka nisur një fushatë kriminale ndaj ministrisë së mbrojtjes.

Lorisa Ylli ka sqaruar se tregtia e armëve është një proces i ligjshëm e i mbështetur në ligje, por nga ana tjetër gjithë sa është shitur ka qenë e destinuar për shkatërrim.

“Municionet në fjalë janë jashtë përdorimit dhe të destinuara për shkatërrim, nëse nuk shiteshin do ishim të detyruar t`i shkatërrojmë me paratë e taksave të shqiptarëve. Braçe që tund letrat e vjedhura është në dijeni se një sasi e madhe e parave shkon për të mbështetur punën në kombinatin e Poliçanit, 1.2 miliard lekë janë destinuar për të paguar punonjësit e kombinatit të Polivanit”, theksoi zëdhënësja Ylli.

Ajo ka treguar për mediat kontratat me pagesat në fjalë dhe ka shtuar se Braçe do të duhej të mbështeste këtë proces. "Ne i kërkojmë të sqarojë se pse është kundër punësimit të 300 familjeve nga Poliçani, cili është interesi pas kësaj fushate të PS” përfundoi ajo. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.