PS: Pro referendumit, por të përfshihen dhe katër çështje

14:44 / 7.08.2012
Një ditë pas dështimit të votimit në Kuvend për kufizimin e imunitetit ka reaguar edhe Partia Socialiste.

Sekretari për koordinim në Partinë Socialiste, Fatmir Xhafaj theksoi të martën në një konferencë për shtyp se Partia Socialiste ka qenë e para që ka hedhur idenë për referendum.

“Të shkohet në referendum por të trajtohen me referendum dhe katër çështje. Imuniteti, reforma në drejtësi, çështja e importit të plehrave dhe ndalimi i marrëveshjes me Greqinë që cenon kufirin shqiptar”, theksoi Xhafaj.

Në një konferencë për shtyp nga selia e PS-së, ai deklaroi se në këtë mënyrë kryeministri fyen sërish shqiptarët, transmeton Bw.

“Berisha gaboi teksa në përpjekje të shpëtojë gomonen e 6 gushtit hodhi në treg salvaxhenten e referendumit. Ideja e referendumit është hedhur nga ana e PS si zgjidhje e arsyeshme në rast të mungesës së konsensusit për amendamentet kushtetuese. Ai tha se do tu drejtohet qytetarëve për imunitetet, hipokrizi e pastër e zakonshme për Berishën”, tha ai. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.