PS vendos të miratojë heqjen e imunitetit

14:19 / 17.09.2012
Ligjvënësit socialistë vendosën që të votojnë pro heqjes së imunitetit. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS-së, e cila drejtohej nga Gramoz Ruçi.

Imuniteti ka qenë që prej dështimit të seancës së 6 gushtit, 'mollë sherri' mes mazhorancës dhe opozitës. Mazhoranca kërkoi që forcat politike në vend të votojnë heqjen e imunitetit më 6 gusht, ndërkohë që opozita kundërshtoi fort duke propozuar një paketë me kushte ndër të cilat vihej theksi tek një reformë rrënjësore në sistemin e drejtësisë.

Në këtë pikë, mazhoranca paralajmëroi nisjen e procedurave për mbajtjen e një Referendumi popullor nëse PS nuk do e votonte brenda shtatorit nismën e saj, transmeton BalkanWeb.

Konferenca e Kryetarëve, miratoi sot kalendarin 3 javor të punës, ndërkohë pritet që nesër në orën 11:30 të mbahet seanca plenare. Nisur nga zhvillimet e fundit brenda opozitës për cështjen e imunitetit pritet që nesër rreth orës 11:00 të ketë një takim mes dy krerëve të grupeve parlamentare, Astrit Patozit dhe e Gramoz Rucit, ku pritet të vendoset edhe për paketën e propozimeve të PS, të cilat me 16 vota kundër dhe me 11 pro, u rrëzua nga Këshilli i Legjislacionit te premten pas seancës dëgjimore me grupet e interesit. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
14:42 / 19.06.2013
Rihanna, Foto: Arkiv

Rihanna thyen rekordin në Youtube

Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, ka arritur ta tejkalojë artistin e ri, Justin Bieber, për nga shikueshmëria e vide...
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
12:58 / 19.06.2013

Ministria e Infrastrukturës favorizon kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), akuzon Ministrinë e Infrastrukturës (MI), se përmes kritereve të caktuara të tender...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.